INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Letër e hapur drejtuar ministrave të pushtetit ekzekutiv /  Zbatimi i ligjit

Letër e hapur drejtuar ministrave të pushtetit ekzekutiv / Zbatimi i ligjit "Për njoftimin dhe konsultimin publik" vazhdon të jetë problematik dhe në nivele të ulëta

Publikuar më: 12:07 22-04-2017

Të nderuar kolegë dhe bashkëpunëtorë,

 

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), prej muajsh po monitoron zbatimin e Ligjit nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”. Në këtë kuadër, KShH ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me 19 Ministritë, Kryeministrinë dhe Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim Komisioneri).

 Edhe pse ligji “Për njoftimin dhe konsultimin publik” është miratuar në muajin tetor 2014, zbatimi i tij nga ministritë paraqitet në nivele të ulëta. Nga analiza e praktikave të punës për çdo ministri, KShH ka evidentuar disa çështje problematike, të cilat dëshiron t’ua sjellë në vëmendje, në mënyrë që detyrimet ligjore që rrjedhin nga ky ligj të gjejnë zbatim, me qëllim rritjen e transparencës së organeve publike dhe gjithëpërfshirjen e publikut dhe palëve të tjera të interesuara pa asnjë dallim, në procesin e politikëbërjes dhe vendimmarrjes me interes të lartë publik.

Për më shumë informacion, ju lutem gjeni bashkëlidhur “Letrën e hapur”  të Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Me konsideratë,

KShH

Article Logic
Execution time: 0.0032689571380615