INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Letra e nënës, që vrau tre vajzat në Itali!

Letra e nënës, që vrau tre vajzat në Itali!

Publikuar më: 14:28 14-03-2016

Edlira Çopa nëna që vrau tre vajzat në Itali, tre vjet më parë, nga klinika e psikiatrisë, i ka nisur një letër priftërinjve të qytezës San Nicolo di Lecco at Franko Cecchin dhe Adriano Bertochi, pasi ata e vizitojnë shpesh në klinikë së bashku me dy motra të tjera.
Çopa është lënë e lirë nga Gjykata Italian, pasi vendosi që ajo duhet të qëndrojë për 10 vjet në spital psikiatrik. Gjykata argumentoi se Edlira ishte në gjendje të rëndë psikologjike ditën kur masakroi me thikë 3 vajzat e saj.
Ajo në letrën e nisur priftërinjve ka shprehur dëshirë që të shkojë të qajë në varret  e tre vajzave të saj në Kukës.

“Ajo e kupton aktin e tmerrshëm që ka kryer” - thonë priftërinjtë. Sipas tyre Edlira do të donte të kthente kohën pas, të sakrifikonte jetën e saj për to, por e di se kjo nuk është më e mundur. I mungojnë shumë, po ndien një boshllëk të madh.

Deklarata e priftërinjve për Il giorno.it:


“Ajo na ka kërkuar ta ndihmojmë dhe të mos e lëmë të qetë. Ka nevojë për njerëz të cilët dëshmojnë për mëshirën e Perëndisë, njerëz të cilët janë të aftë për ta pranuar, jo gjykuar. Pavarësisht nga pesha e asaj që ajo ka kryer, falë atyre që e rrethojnë dhe mjekët që e ndjekin, Edlira po shërohet ngadalë, duke u përpjekur të bisedojë me nënat e tjera si ajo që i kanë prerë në mes jetën bijave. Një nga dëshirat e Edlirës është t’i jepet mundësia të përshëndesë për herë të fundit “gëzimet e jetës së saj”, e të qaj mbi varret e tyre në Kukës.”

Article Logic
Execution time: 0.0035920143127441