INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Letra e Ramës për drejtuesit politikë në qarqe: Mos kemi llafe! Mos më sillni emra injorantësh dhe të fortësh…

Letra e Ramës për drejtuesit politikë në qarqe: Mos kemi llafe! Mos më sillni emra injorantësh dhe të fortësh…

Publikuar më: 17:33 11-08-2019

Kryeministri Rama ka kërkuar nga të gjitha drejtuesit politikë në qarqe emrat e atyre që do të jenë nënkryetarë të bashkive dhe administratorët që konsiderohen si staf politik.

Në shkresën e Ramës, ajo që bie në sy është urdhri për të qenë një grua numri dy i bashkisë, në rast se i zgjedhuri është kryetar.

Ndërkohë, për Ramën e rëndësishme është profili i administratorëve, që sipas tij duhet të jenë profil shërbëtori i komunitetit dhe jo profile të fortësh, injorantësh, batakccinj, apo feudalësh partiakë.

“Zgjedhja e tyre duhet të mirëpritet jo thjesht nga partia e zonës, por nga komuniteti dhe më mirë të mërzitet partia, sesa komuniteti. Profili i administratoreve duhet të jetë profil shërbetori i komunitetit, jo profile të fortësh, injorantësh, batakçinjsh, feudalesh partiake! Zgjedhja e tyre duhet të mirëpritet jo thjesht nga partia e zonës, po nga komuniteti i zonës dhe më mirë të mërzitet partia se sa komuniteti! Mbajeni parasysh që nuk kam për të pranuar kandidatura nga ato tipiket që dredhin zinxhir se medemek marrin vota! Mos kemi llafe për këtë ju lutem.” – shkruan Rama në letrën për drejtuesit politikë të qarqeve.

Dhe mos e harroni: PS fitoi per ju në 30 qershor. ju duhet te bëni gjithçka që PS të fitojë për Shqipërinë në qershor 2021! kjo është në themel të krijimit të këshillave drejtues të rajoneve!“, shkruan ndër të tjera kryeministri Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0037789344787598