INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Letra prekëse e këtij 7 Marsi: Mësuese, shërohu sa më shpejt! [FOTO]

Letra prekëse e këtij 7 Marsi: Mësuese, shërohu sa më shpejt! [FOTO]

Publikuar më: 09:37 07-03-2017

Një letër tejet emocionuese, ndoshta më e bukura që do lexoni në këtë 7-Mars, në ditën mësuesit.

E shkruan dora e vogëlushes nga Tirana me emrin Suela. Vogëlushja nuk heziton t’i thotë mësuese Saltjanës se e do më shumë se të gjitha mësueset e tjera, nuk heziton as t’i nënrendisë ankesat ndërsa mes rreshtash letra bëhet edhe më prekëse, kur Suela i uron mësueses të shërohet sa më shpejt shkruan newsbomb.al.

LETRA SI MË POSHTË:

“E dashur mësuese Saltjana, më ka marrë malli shumë për ty. Kemi shumë kohë pa u parë. Kur do të vish të më takosh në klasë?! Unë të dua shumë më shumë se mësueset e tjera të të gjithë shkollës. Ti ke qenë mësuese shumë e mirë për mua. Kur ishe ti ne ishim shumë të urtë por tani që ka ardhur mësuesja e re që quhet Silvana, ajo çdo ditë kur kemi fiskulturë na nxjerr. Por unë s’mund ta duroj këtë shkollë sepse kam ankesa si: karriget e prishura, klasa që është para nesh e bën vendin me letra, ndonjëherë gjejmë bankat e thyera. U shërofsh sa më shpejt.

Unë të dua shumë!

Nga Suela “

letra.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035099983215332