INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lëvizin akrepat e orës, gjumashët do të flenë më shumë

Lëvizin akrepat e orës, gjumashët do të flenë më shumë

Publikuar më: 11:45 30-10-2016

Një orë gjumë më shumë për gjumashët! Për të gjithë ata që duan të flenë një orë më shumë, mesnaten e sotme akrepat e orës kanë lëvizur një orë mbrapa, nga ora 03:00 në orën 02:00.  Ndryshimi i orës bëhet dy herë në vit në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit me qëllim shfrytëzimin sa më mirë të energjisë diellore. Kthimi i orës diellore shënon dhe ardhjen e dimrit. Drita pakësohet dhe bashkë me stinën ndryshon dhe ritmi jonë. Në të dielën e fundit të muajit mars, ora lëviz 60 minuta përpara, nga ora 2:00 akrepat lëvizin në 3:00. Urojmë të ambientoheni sa më shpejt me orën e re.

Article Logic
Execution time: 0.0029881000518799