INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Lëvizja dum babën’, Erion Veliaj sulmon keq opozitën për Unazën e Madhe

‘Lëvizja dum babën’, Erion Veliaj sulmon keq opozitën për Unazën e Madhe

Publikuar më: 11:35 28-11-2018

Tirana si çdo vit festoi 28 Nëntorin me ceremoninë e ngritjes së flamurit në sheshin “Skënderbej”. Por në këtë ditë përveç urimit për Ditën e Flamurit, Erion Veliaj nuk i shpëton dot as mesazheve politike. Duke ju referuar zhvillimeve tek Astiri, Veliaj quan opozitës si tradhtare të zhvillimit të kryeqytetit. 

Në fjalën e tij Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se është i vendosur për të vazhduar projektin e modernizimit të Tiranës dhe se nuk do ta ndalojnë kurrë një minorancë që thërret "Dum babën!"
Erion Veliaj:
“Sot lipset që të kemi progres, minoritetet e zhurmshme ti respektojmë fjalën e tyre por maxhoranca e heshtur të eci para. Nëse do dëgjonim “dum babën” nuk do kishim këtë shesh as dhe liqenin. Ne jemi më të vendosur se kurrë për të vazhduar projektin e modernizimit të Tiranës. Tirana do të ketë një unazë të madhe për ta shpëtuar nga trafiku. Do të akomodojmë këdo që ka nevojë për solidaritet. Ky qytet nuk la pa bukë hebrenjtë e sigurtë që ky qytet me këtë bujari nuk do të lërë asnjë njeri pa shtëpi e as pa bukë, ama nuk do të lëmë qytetin pa u zhvilluar. Ia kemi borxh një gjenerate të re e cila nuk do të na falë kurrë nëse ne do dëgjojmë minorancën Dum Babën”.
E zgjidhja ju është afruar të gjithë banorëve tek Astiri, thotë i bindur Erion Veliaj.
Erion Veliaj:
“Jam sot mirënjohës për të gjithë ata qytetarë që bashkëpunues. Unë e di që vendimet nuk janë të lehta. Por për sa kohë që ky qytet ka vendosur banesa sociale pa limit, nëse nuk duan banesa sociale ka bonusin e qerase, për të tjerët shpronësim, unë besoj se Tirana ditët më të mira i ka përpara. Dhe ne duhet të vijojmë me marrshin e pestë për zhvillim”.

Article Logic
Execution time: 0.0039911270141602