INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lëvizja e radhës në Prokurori, Marku emëron këshilltarin e ri

Lëvizja e radhës në Prokurori, Marku emëron këshilltarin e ri

Publikuar më: 09:33 05-01-2018

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku, pak javë pas marrjes së detyrës, ka bërë një emërim të rëndësishëm, në organin e akuzës.

Besnik Cani i cili nga prokuror në Prokurorinë e Tiranës do të jetë këshilltar i kryeprokurores.

Cani  ka qënë prokuror në Shkodër e më pas u transferua në Elbasan.

Në datën 29 dhjetor, Marku shkarkoi nga detyra prokuroren Rovena Gashi, drejtore e njësisë së dekriminalizimit dhe zyrën e marrëdhënieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme.

Po ashtu ajo firmosi vendimin për caktimin e prokurorit Dritan Rreshka në pozicionin e përkohshëm të drejtuesit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Article Logic
Execution time: 0.0033910274505615