Në kulmin e debatit mbi krimin, kapjen e trafikantëve dhe grupeve kriminale, Prokuroria bën lëvizjen e radhës. Rokadë në Prokuroritë e vendit, lëvizin disa prokurorë. Sipas të dhënave të para mësohet se Ramadan Troci kthehet prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, e në Vlorë në vend të Trocit shkon Ardian Ylli, prokuror në Fier.
Anton Martini nga Prokuroria e Krimeve shkon në Shkodër. Granit Shahu nga drejtues i Shkodrës kthehet prokuror në Tiranë. Pali Deoclli komandohet kryeprokuror i Fierit.