INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lëvizja e re nga Patozi? Basha: Nuk vlejnë sulmet nga kafenetë, ne kemi tjetër mision

Lëvizja e re nga Patozi? Basha: Nuk vlejnë sulmet nga kafenetë, ne kemi tjetër mision

Publikuar më: 14:34 06-03-2018

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaron se procesi i bashkimit të partisë më të madhe opozitare në vend nuk është një proces negociatash me kryetarin.

Vetëm pak ditë pasi eksponentët e lartë demokratë nisën aksionin politik për Ringritjen e Partisë Demokratike, Basha reagon duke i konsideruar ato si sulme ndaj kryetarit.

‘Thënë kjo, sulmet ndaj kryetarit nuk janë ide politike, as sulmet ndaj partisë demokratike në media nuk i shërbejnë demokratëve të cilët përballen ditë për ditë me krimin në pushtet. Në këtë kuadër nuk besoj se shërbejnë as sulmet personale nga kafenet dhe as deklaratat e pabazuara’ u shpreh Basha.

Partia Demokratike po përballet me krizë brenda saj dhe për këtë lëvizja anti-Basha akuzon kryetarin e saj. Por lideri i opozitës hedh poshtë pretendimet e tyre ndërsa deklaron se forca politike që ai drejton do të bëj transformimin e madh politik të vendit.

‘Është e drejta e cdokujt të bëj zgjedhjen e tij politike. Pretendimet se kërkesat e tyre nuk janë shqyrtuar nuk janë të vërteta, ato nuk shqyrtohen nga kryetari por nga kuvendi i partisë. Çdo kush është i ftuar të jap propozimin për fuqizimin dhe ndërtimin e aksionit politik të PD. 28 vjet pasi është krijuar PD, pasi ka përmbushur shumë misione të rëndësishme kombëtare tani i takon dhe do të kryej tjetër mision për ta sjellë politikën në standartet europiane në një politikë të pastruar, shtoi kryedemokrati.

Basha deklaroi para mediave se në në pranverë do të mbahet dhe Kuvendi për Partinë Demokratike.

Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326