Isli Islamin dhe Ori Nebijajn thuhet se nuk do t'i shohim më në "Wake up". Dy moderatorët do të angazhohen në programe të tjera të Top Channelit. Në sezonin e ardhshëm, po përflitet se Orin do ta shohim të prezantojë “Përputhen” ndërsa Isli do të jetë pjesë e “Dancing with the Stars” ose si konkurrent ose si prezantues në “Gold Room” krah Bora Zemanit.
"Kryefjala.com" ka zbuluar se një nga prezantuesit e “Wake-Up” do të jetë, Blendi Salaj ndërsa partnerja apo partneri i tij në prezantim nuk është vendosur akoma.