Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka liruar nga detyra ditën e sotme katër ambasadorë që u ka mbaruar mandati dhe ka kryer katër emërimet e reja. Mes të liruarve është edhe emri i Neritan Cekës ambassador në Itali.
Presidenti Nishani firmosi sot lirimin dhe emërimin e ambasadorëve të rinj.
Ermal Dredha u emërua ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ermal Muça, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Kanada.
Arian Spasse, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Hungarisë.
Enkeleda Mërkuri, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovakisë.
Kujtim Morina lirohet nga detyra e ambasadorit në Kuvajt.
Genci Muçaj,lirohet nga detyra e, ambasador në Republikën e Turqisë, resident si dhe në Republikën e Azerbajxhanit,në Republikën Islamike të Iranit, Republikën e Kirkistanit, Republikën Islamike të Pakistanit dhe në Republikën e Gjeorgjisë, jorezident.
Kujtim Xhani,lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën.Popullore të Kinës, rezident, si dhe e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Popullore të Bangladeshit dhe në Mongoli, jorezident.
Neritan Ceka,lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Italisë, rezident, si dhe e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maltës, në Republikën e San Marinos dhe pranë Organizatës Ndërkombëtare të Bujqësisë dhe Ushqimit “FAO”, jorezident.