INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lëvizje në policinë e shtetit, Lleshaj bën emërimet e reja. Kush ikën dhe kush vjen...[EMRAT]

Lëvizje në policinë e shtetit, Lleshaj bën emërimet e reja. Kush ikën dhe kush vjen...[EMRAT]

Publikuar më: 12:50 04-01-2019

Me fillimin e vitit, filluan dhe lëvizjet në Policinë e Shtetit. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka emëruar me urdhër dy drejtorë.

Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, gjatë një takimi paraditen e sotme me drejtuesit qendrorë të Policisë së Shtetit, kanë bërë të njohur dy urdhra të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Në bazë të urdhrave të mësipërm, Drejtues i Lartë Tonin Vocaj emërohet Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, post i mbajtur nga Eduar Merkaj dhe ndërkaq Drejtuesi i Lartë Eduart Merkaj emërohet Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit.

Article Logic
Execution time: 0.0036320686340332