INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lëvizje që të shkreh...Me kë e ka Salianji?

Lëvizje që të shkreh...Me kë e ka Salianji?

Publikuar më: 13:46 11-10-2017

Ervin Salianji, një nga deputetët më të rinj të Partisë Demokratike ironizon lëvizjen e për ringritjen e partisë. I ftuar në emisioni Kolaudim, Salianji nuk e sheh këtë grupim si lëvizje e cila mund ti shërbejë partisë. Janë të tjera arsye që kanë çuar këtë grupim të ngrihet kundër Lulzim Bashës.
Ervin Salianji:
“Mund ta marrin keq disa njerëz por po mundohem ta them kjo është lëvizje që të shkreh fare, e kupton. Nuk është lëvizje sepse lëvizjet kanë mendim. Të jesh kundër Lulzim Bashës nuk është mendim është thjesht kundër një njeriu. Vetëm në një gjë dallojnë ata, sepse për interes personal nuk duan Lulzim Bashën”.
Salianji është bërë pjesë e Kuvendit për herë të parë këtë legjislaturë si një propozim i Lulzim Bashë, ndërsa i pyetur lidhur mbi ndryshimet mes kreut aktual dhe liderit historik të demokratëve Sali Berisha jep këtë qëndrim.
Ervin Salianji:
“Por nuk ka të krahasuar asnjë njeri në përgjithësi në karakteristikat e veta. Nëse marrim gjithë periudhën e Sali Berishës në drejtimin e Partisë Demokratike, dhe marrim 4 vjeçarin e Bashës në drejtimin e PD duket qartazi që Basha ka një stil tjetër të të drejtuarit, nuk ka stilin autoritar, është mund të themi më liberal, por jo në konotacionin e shthurjes, është më demokratik”.
Salianji flet edhe për zgjerimin e koalicionit me partitë e tjera në opozitës. A duhet të bashkëpunojë PD me LSI, Salianji jep këtë qëndrim.
Ervin Salianji:
“Unë jam i mendimit që të gjithë faktorët opozitar duhet të bashkohen në opozitë kundër qeverisjes. Unë mendoj që LSI duhet të pozicionohet vete qartazi. Unë e kam shqetësim dhe nuk më duhet serioze dhe është e papranueshme që akoma në nivele lokal LSI bashkëpunon me kryebashkiakun. Nëse je në opozitë je në opozitë kudo, nuk je pak në opozitë dhe pak në qeveri, është puna o je o nuk je. LSI duhet ti lajë një herë mëkat me qeverisje e kaluar, nis i lan mëkatet dhe do të rrëzojë këtë qeverisje ne jemi të hapur”.
Salianji zbulon për herë të parë se ka lexuar edhe librin Kurban të kryeministri Edi Rama. Edhe pse thotë se nuk i pëlqen Salianji thotë se kishte një tjetër arsyeje se përse e ka lexuar.
Ervin Salianji:
“E lexova, nuk më pëlqen si shkuan, por e bëra që të njoh kundërshtarin politik”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036981105804443