INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lëvizje të bujshme në Policinë e Shtetit, ikën drejtori i Vlorës, ja kush e zëvendëson

Lëvizje të bujshme në Policinë e Shtetit, ikën drejtori i Vlorës, ja kush e zëvendëson

Publikuar më: 09:20 09-03-2019

Lëvizje të bujshme në Policinë e Shtetit.

Drejtori i Policisë së Vlorës është transferuar në Tiranë në Akademinë e Policisë.

Gentjan Shehaj ishte emëruar në krye të Policisë së Vlorës në muajin prill të vitit 2017, por dje është firmosur urdhri i transferimit nga detyra.

Në vendin e Shehajt është emëruar Artion Duka.

Ai ka qenë, shef i komisariatit nr.2 në Tiranë, drejtor i Forcës së Posaçme operacionale dhe së fundmi drejtor i Policisë Berat, ndërsa tashmë është emëruar në qarkun e Vlorës.

Duka është emër i njohur pasi në kohën e Tahirit u hetua për pajisjen përgjuese “IMSI Catcher”.

Po kështu mësohet se në Policinë e Shtetit janë kryer lëvizje të tjera, të cilat pritet të zyrtarizohen së shpejti.

Article Logic
Execution time: 0.0038158893585205