Policinë e qytetit të Korçës do ta drejtojë Lorenc Paganika, i emëruar në këtë pozicion pak orë më parë. Mësohet se Paganika ka qenë në krye të Policisë së Gjirokastrës prej prillit të vitit 2017. Ndryshimet në krye të policisë kanë qenë të shumta që pas emërimit të Ardi Veliut si drejtor i policisë së Shtetit. Lëvizje janë kryer edhe në sektorët e rëndësishëm të Policisë së Shtetit.
-Drejtues i Lartë Rebani Jaupi, deri tani Zv.drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, emërohet Drejtor, në Drejtorinë e Menaxhimit të Informacionit dhe Mbrojtjes së të Dhënave, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe i jepet grada Drejtues i Parë.
-Drejtues i Lartë Aida Veizaj (Hajnaj), deri tani Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, emërohet Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
-Drejtues i Parë Gjovalin Loka, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, emërohet Drejtor i Departamentit, në Departamentin për Sigurinë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe i jepet grada Drejtues i Lartë
-Drejtues i Parë Theodhori Gravani, deri tani Drejtor i Drejtorisë për Logjistikën, emërohet Drejtor i Departamentit, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe i jepet grada Drejtues i Lartë.
-Drejtues i Parë Shaban Nexhi, deri tani Drejtor, në Drejtorinë e Menaxhimit të Informacionit dhe Mbrojtjes së të Dhënave, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, emërohet Drejtor i Drejtorisë se Migracionit në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin.
-Drejtues Enkeleda Toska, deri tani Drejtor i Drejtorisë se Migracionit në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, emërohet Drejtor i Drejtorisë se Kufirit dhe Migracionit Tiranë
-Drejtues Andi Likaj, deri tani Shef Sektori i Europolit, emërohet Shef Sektori, në Sektorin (Zyra) Qendrore Kombëtare, INTERPOL.
- K/Komisar Shkelzen Rexhepi, deri tani specialist në Sektorin e Interpolit, emërohet Shef Sektori, në Sektorin (Zyra) Kombëtare Europol.