Policia e Beratit ka vënë në pranga dy persona pas finalizimit të operacionit “Osumi”. Personat e arrestuar janë shtetasit Aldo Muhameti, 30 vjeç dhe Arben Muhameti, 48 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz” me targa AA 135 AB, me të cilin ata po lëviznin u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale dy armë zjarri pistoleta, një e llojit “Beretta” dhe një “Ekol”.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Aldo Muhameti i’u gjet dhe i’u sekuestrua dhe një automatik.