Një 22-vjeçar nga Elbasani u arrestua nga policia pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri kallashnikov.
Policia thotë se "i riu me iniciale E.K., u vu në pranga pas informacioneve të marra në rrugë operative se dyshohet se qarkullonte në qytet me armë zjarri".
Ai u arrestua në lagjen "Shënkoll", ku në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua arma e zjarrit tip kallashnikov.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale " Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".