Lewis Hamilton doli triumfues në garën e së dielës në Formula 1, e cila do të rifillojë me 28 gusht , dhe ai sigurohet që pushimet ti kalojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Pasi u filmua teksa argëtohej buzë detit në një kompleks privat me këngëtaren me origjinë shqiptare nga Kosova, Rita Ora, ai ka vendosur të udhëtojë drejt ishujve ekzotik të Barbados, ku ka festuar me modelen e Victoria’s Secret, Chanel Imam, gjysmë nudo, e cila sigurisht që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Epo Hamilton nuk mund t’u rezistonte edhe femrave të tjera seksi që ndodheshin në festivalin “Crop Over, pasi po festonte si i çmendur, pa bluzë, madje kishte edhe nga ato femra që kërcenin “twerk” para tij. Më mirë nuk kishte ku të shkonte për pilotin britanik.
Vitin e kaluar, Hamilton ishte në këtë festival me këngëtaren nga Barbados, Rihanna...me femra të tjera seksi, por këtë vit ai shkoi me Chanel dhe po të shikoni videon, do e kuptoni pse. Si gjithmonë, Lewis godet në shenjë.