Lewis Hamilton ka bërë detyrën në mënyrë perfekte në Çmimin e Madh të Kinës. Piloti britanik i Mercedes, e nisi garën nga vendi i parë dhe e përfundoi atë sërish aty, pa u shqëtësuar aspak nga rivalët e tij. I dyti është renditur gjermani i Ferrarit, Vettel duke mbetur me pikë të barabarta tashmë me britanikun në klasifikimin e pilotëve.
Një sfidë spektakolare në xhirot e fundit ishte ajo mes dy pilotëve të Red Bullit për vendin e fundit në podium, mes Verstappenit dhe Riçiardos, me australianin që ishte shumë pranë parakalimit por në kthesën e fundit frenon deri në bllokim të gomave, duke mbetur pas holandezit.
Gara e ardhshme e Botërorit të Formulës 1 është pas një jave në Bahrein.