Mungonte vetëm konfirmimi dhe duket se ka ardhur!
Lewis Hamilton është pikasur duke festuar me modelen bukuroshe Winnie Harlow në orët e para të mëngjesit të sotëm. Kjo vjen menjëherë pas lajmit se dyshja po frekuentohet me njëri-tjetrin prej 3 muajsh tashmë. Pavarësisht se erdhën në klubin njujorkez në mënyrë të ndarë, ata nuk i shpëtuan dot syrit vigjilent të kamerave. Kampioni i Formula 1 dhe kanadezja 22 vjeçare u argëtuan së bashku deri në orën të mëngjesit përpara se të mbyllnin natën, të paktën për sa i përket klubeve. Një përfaqësues ka deklaruar se Leëis dhe Winnie janë vetëm miq, por në këtë pikë vështirë se e beson më njeri.