Prej 48 orësh qytetarët e Lezhës vuajnë mungesën e ujit. Shkak për këtë janë bërë punimet në ujsjellësin e qytetit por bashkia ende nuk përcakton një afat për përfundimin e tyre. Banorët ankohen se nuk i kanë njoftuar më parë që të merrnin masa, ndërsa as depozitat nuk kanë mundur që t’i mbushin.
Ata e konsiderojnë të papranueshme një situatë të tillë për më tepër që nuk i kanë dhënë asnjë afat për rikthimin e ujit të pijshëm.
Por qytetarët janë të dytyruar që të kërkojnë zgjidhje alternative për këtë çështje. Shumë banorë i janë drejtuar burimeve jashtë qytetit për të mbushur ujë.
Ndërkohë bashkia bën të ditur se ndërprerja e ujit ka ardhur si pasojë e punimeve në rrjetin e amortizuar. Ata thonë se po punojnë me shpejtësi, në mënyrë që të minimizojnë sa më shumë pasojat tek qytetarët.