Tre persona, që shisnin Marijuanë duke e kamufluar si cigare, janë arrestuar gjatë ditës së sotme nga policia ndërsa janë sekuestruar 340 cigare brenda të cilës ishte futur lënda narkotike Marijuanë, 555 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, 56 (kubik) të dyshuara si bimë narkotike të kultivuara në gota plastike, 1 automjet Mitsubishi me targaAA092GE, 4 celularë dhe 1 armë gjahu me leje.
Pas një pune hetimore 4 mujore, nga Sektori Për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorine Vendore të Policisë Lezhë u finalizua me sukses Operacioni i koduar “ARBEIT”
Shtetasit e arrestuar nga policia janë Fatmir Ndreca,46 vjeç, i cili punonte si mësues gjimnazi në Shënkollë të Lezhës, Sabri Zyba,24 vjeç dhe Petrit Gjoka, 41 vjeç