1290 rrënjë cannabis sattiva janë asgjesuar nga policia e Lezhës. Lënda narkotike është djegur, ndërsa aksioni i policisë është zhvilluar në Kurbin. Sipas njoftimit të uniformave blu të Qarkut të Lezhës, aksioni është zhvilluar në kuadër të zbatimit të planit të policisë së shtetit për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të lëndëve narkotike. Nga të dhënat policore thuhet se lënda narkotike ishte mbjellë në tre parcela të ndryshme, ndërsa bimët kishin lartësinë e 10 deri në 70 centimetra. Ndërkohë uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
Ja njoftimi i policisë:
“Konkretisht me datë 05.06.2016, në një zonë pyjore, në fshatin Shet Skuraj – Kurbin, gjatë kontrollit të planizuar të teritorit nga sherbimet e policisë në tre parcela të ndryshme në mal janë konstatuar të kultivuara 1290 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva me gjatësi që varionte nga 10-70 cm të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”.