INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lezhë, asgjësohen 6780 bimë narkotike, arrestohet 57 vjeçari

Lezhë, asgjësohen 6780 bimë narkotike, arrestohet 57 vjeçari

Publikuar më: 18:40 22-06-2016

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “WEED”, dhe si rezultat është bërë i mundur asgjësimi i 6780 bimë narkotike. Gjithashtu janë sekuestruar 2 armë zjarri, 16 fishekë dhe 20 fishekë armë gjahu.

3000 bimë janë asgjësuar në Fushë-Milot dhe është arrëstuar 57 vjeçari Zenel Lika, banues në Kurbin, të cilit i është sekuestruar edhe një armë zjarri. Në afërsi me këto dy parcela, në një ullishte janë gjetur dhe bimë narkotike te vendosura në kubike ,të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 armë zjarri PMSH1 krehër me 16 fishekë arme zjarri 20 fishekë arme gjahu 520 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Nga hetimet rezultoi se kjo tokë ullishte ishte në pronësi të shtetasit: Halit Selmani , banues në Kurbin ,i cili u shpall në kërkim. Gjithashtu në vijim të operacionit në Malin e Veles në Lezhë janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies 200 bimë të dyshuara narkotike.

Article Logic
Execution time: 0.0036900043487549