Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë zjarri në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku shtetasi A.K 31 vjeç po kthehej në banesën e tij, kur është është qëlluar brenda automjetit me të cilin po udhëtonte.
A.K ka marrë disa plumba dhe është dërguar në Qendrën e Traumës në Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ky shtetas është me precedent penal të mëparshëm. Hetimet në lidhje me këtë ngjarje po zhvillohen në disa pista.