Një burrë 53 vjeç është arrestuar nga efektivët e Policisë së Lezhës, pasi akuzohet për përndjekjen e një 41-vjeçareje.
Ka qenë kjo e fundit që ka bërë kallëzimin në Polici, duke sjellë edhe arrestimin e 53-vjeçarit me iniciale P.GJ.
Të dy banojnë në të njëjtin fshatin Grykë Manati ndaj edhe kishin njohje me njeri-tjetrin.
Gruaja me iniciale V.N. ka kallëzuar në policinë e Lezhës një ditë më parë, se teksa lëvizte në fshat, ajo është përndjekur nga 53-vjeçari, i cili sipas dëshmisë së gruas para efektivëve, donte të kryente marrëdhënie seksuale me të.
Pas dëshmisë, Policia ka arrestuar rreth orës 16:00, 53-vjeçarin, i cili akuzohet për veprën penale të përndjekjes.
“P.Gj. ka përndjekur për të kryer marrëdhënie seksuale, duke i shkaktuar gjendje ankthi e stresi, shtetases V.N., 41 vjeç”, njofton Policia.