Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë shumë qytete të vendit.
Sikurse edhe javës që shkoi, ku pak orë shi përmbytën Durrësin, mesa duket këtë fundjavë e ka radhën Lezha.
Në qytet janë raportuar probleme ku uji ka vërshuar në shumë prej rrugëve.
Uji ka përmbytur shumë biznese ndërsa edhe këmbësorët e kanë patur të vështirë të kalojnë pasi uji ka arritur thuajse 20 cm.