Lezha është terrorizuar mëngjesin e sotëm.
Mësohet se rreth orës 09:45 është qëlluar më armë ndaj një automjeti i cili ishte duke lëvizur nga Lezha në drejtim të Tiranës.
Në automjet ndodheshin dy persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur, por fatmirësisht nuk ka të lënduar në vendngjarje.
Policia e Lezhës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për rastin.