Policia e Shtetit ka finalizuar në Lezhë paraditen e kësaj të diele operacionin e koduar “LUKSI“, ku janë sekuestruar disa automjete luksoze të cilat dyshohen se janë blerë me të ardhura që rrjedhin nga aktivitete kriminale.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 4 automjete luksoze dhe po punohet për gjetjen dhe sekuestron edhe 4 automjeteve të tjera luksoze.
Në sekuestro preventive bëjnë me dije blutë janë vendosur automjetet e shtetasit me inicialet I.L ekstraduar në Itali për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”
Operacioni u zhvillua në funksion të procedimit penal të vitit 2019, regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale .
“Gjithashtu po punohet për gjetjen dhe sekuestrimin edhe të katër automjeteve të tjera luksoze, të regjistruara në emra të familjarëve të shtetasit I.L.Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vijon punën për dokumentimin e plotë të aktivitetit të paligjshëm të këtij shtetasi, si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë” thuhet në njoftimin e policisë.