Gjatë operacionit të koduar “Final Blow””, policia e Lezhës ka arritur të sekuestrojë sasinë prej 65 kg droge, e llojit cannabis sativa. Janë arrestuar dy persona duke vënë në pranga Elton Pëllumbin, 22 vjeç , shtetasin Luigj Zefi, 55-vjeç si dhe është shpallur në kërkim babai i tij P.Pëllumbi 47 vjeç. Gjithashtu forcat e rendit asgjesuan edhe 50 rrënjë bime cannabis si dhe është sekuestruar një armë zjarri. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake në ngarkim të shtetasit Luigj Zefi.