Një 33-vjeçare ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi është vetëvrarë me një armë gjahu. Policia e Lezhës raporton se e reja vuante dhe mjekohej për çrregullime mendore dhe ishte invalide.
E vetëvrasjen e ka kryer me armën me leje të bashëshortit në ambjentete e shtëpisë, në fshatin, Markatomaj të Lezhës.
Në raport policia ka shkruar se kjo shtetase vuante dhe mjekohej për çrregullime skizo-afektiv-rezistent dhe ishte invalide e grupi të dytë. Materialet hetimore i kanë nisur në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, si ngjarje aksidentale, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” parashikuar nga neni 99 të Kodit Penal.