Dhjetëra qytetarë në Lezhë, të mbështetur dhe nga opozita, kanë dalë në rrugë, duke bllokuar superstradën, aty ku pritet të kalojë kryeministri Edi Rama për të shkuar në Pukë. Kjo është në vazhdën e protestës së 16 shkurtit por edhe të protestave të mëparshme në qytetet e Shqipërisë.
Të enjten, opozita do të zhvillojë një tjetër protestë para Parlamentit me kërkesën largimin e Ramës nga posti, krijimi i një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.