Thashethemet për një martesë sekrete filluan të qarkullojnë pasi ish ylli i One Direction iu referua asaj 2 herë si gruaja e tij.
Por tani Liam Payne ka konfirmuar që ai dhe e dashura 34 vjeçare Cheryl nuk janë ligjërisht të martuar. Duke folur për revisën People artisti 23 vjeçar tregoi që ndoshta një ditë do ta ndërmarrin hapin e madhe, por deri tani diçka e tillë ende nuk ka ndodhur. Kujtojmë se çifti i skenës britanike të spektaklit mirëpritën vogëlushin e tyre Bear në muajin mars dhe vazhdimisht kanë dokumentuar udhëtimin e tyre të prindëimit nëpër rrjetet sociale. Miliona ndjekësit e tyre janë bërë në një mënyrë dëshmitarë të dashurisë që mbizotëron në familjen e Liam dhe Cheryl.