Tashmë ata nuk kanë frikë të shprehin hapur dashurinë e tyre.
Ylii i 1D, Liam Payne, ka postuar në Instagramin e tij një selfie së bashku me këngëtaren Cheryl, të rehatuar në një shtrat. Vetëm pak ditë para ata bënë të ditur lidhjen e tyre dhe kjo foto e konfirmon më së miri se janë shumë të lumtur sëbashku. Të paktën kështu shkruan këngëtari 22-vjeçar në Instagramin e tij. Edhe pse ata kanë 10 vjet diferencë, kjo nuk i pengon aspak të qëndrojnë së bashku, edhe pse 3 muaj në fshehtësi. E megjithatë jemi shumë kuriozë të shohim deri ku do arrijë romanca e tyre...