INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Liam është e shkuar e harruar?! Miley më e dashuruar se kurrë me të dashurën e re

Liam është e shkuar e harruar?! Miley më e dashuruar se kurrë me të dashurën e re

Publikuar më: 20:43 04-09-2019

Miley Cyrus dhe Liam Hamsëorth i dhanë fund martesës së tyre pasi këngëtarja u kap ‘mat’ duke u puthur me Kaitlynn Carter gjatë pushimeve në Itali. Në atë kohë dyshja u komentua dhe u tha nga portalet e huaja se marrëdhënia e tyre ishte vetëm një “shoqëri romantike”.

‘Cosmopolitan’ ka raportuar se kjo gjë tashmë ka ndryshuar. Sipas burimeve të portalit, Mailey ka rënë në dashuri dhe ndjenjat janë njësoj edhe për Kaitlynn, kjo pasi të dyja ndihen shumë mirë në prani të njëra-tjetrës. Vajzat janë njësoj në shumë aspekte, gjë që shpjegon pse shkojnë kaq mirë me njëra-tjetrën. “Të ishte me Liam, ishte thjeshtë e pamundur, ajo duhet të ndryshonte kaq shumë si person. Ajo e di që nëse qëndron pa Liam, do jetë e lumtur”, është shprehur një burim për “People”.

Pas këtyre lajmeve, një tjetër burim tregon se Miley dhe Kaitlynn tashmë jetojnë bashkë dhe janë shumë të lumtura. Mesa duket, këngëtarja po e kalon periudhën e ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj në mënyrën më të bukur.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039951801300049