INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Liam Hemsworth po e përjeton shumë keq ndarjen nga Miley dhe ka marrë këtë vendim drastik

Liam Hemsworth po e përjeton shumë keq ndarjen nga Miley dhe ka marrë këtë vendim drastik

Publikuar më: 16:06 18-08-2019

Ndarja nga Miley Cyrus duket se nuk ka ndikuar aspak mirë tek Liam Hemseëorth dhe kjo gjë e ka irrituar shumë skuadrën e tij. Drama në marrëdhënie e ka larguar vëmendjen e Liam nga filmi i ri dhe për këtë arsye ai ka anuluar disa prej eventeve të ardhshme. Të gjithë personat që kujdesen për të dhe skuadra e Hemsëorth nuk e kanë pritur mirë këtë lloj reagimi të aktorit, sepse sipas tyre kjo gjë mund të ndikojë në performancën e Liam në filmin “The Killerman”.

Përpara premierës së filmit ishte përcaktuar që Liam të merrte pjesë në disa intervista televizive, promovime dhe evente, në të cilat me shumë mundësi ai nuk do të jetë i pranishëm. “The Sun” shkruan se aktori mendonte se roli i tij në “The Killerman” ishte më i miri që ka pasur, por tashmë nuk po jep maksimumin, pasi ndarja nga Miley e ka prekur shumë. Madje pritet që Liam të mos udhëtojë nga Australia drejt Los Angeles, sepse ai nuk dëshiron që të përballet me ish-partneren. Lajmi i ndarjes mes Cyrus dhe Hemsworth i shokoi të gjithë, pasi 8 muaj më parë çifti i njohur kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. 

 

Article Logic
Execution time: 0.003497838973999