INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Liam Payne dhe Cheryl e marrin seriozisht, përfundojnë në dasmë! [FOTO]

Liam Payne dhe Cheryl e marrin seriozisht, përfundojnë në dasmë! [FOTO]

Publikuar më: 09:26 13-06-2016

Liam Payne dhe Cheryl e konfirmuan romancën e tyre në dhjetor dhe duket që kanë bërë rrugë të gjatë që nga ajo ditë.

E reklamuar që në fillim si një marrëdhënie e mirëfilltë dhe jo thjesht një flirt i radhës, lidhja e tyre sa ka ardhur dhe është bërë më serioze. Së fundmi Cheryl ishte e ftuar në një takim tipik për të njohur familjen e Liam dhe ku më mirë se tek martesa e motrës së këngëtarit britanik, Ruth. Artistja britanike është shfaqur me një fustan shumë të thjeshtë, enkas për të mos rrëmbyer vëmendjen nga nusja. Dyshja e yjeve të muzikës dukeshin shumë të lumtur krah njëri-tjetrit ndërkohë që shijuan një moment familjar, i cili duket se nuk do të jetë i fundit Pyesim veten në ka qenë pikërisht Cheryl fatlumja që ka kapur buqetën me lule që nusja hedh në ajër. Kujtojmë se si traditë ajo që kap lulen ka radhën për t’u martuar. Liam bën mirë të ketë kujdes me çfarë dëshiron.

Article Logic
Execution time: 0.0038590431213379