Pas ndarjes së Cheryl nga bashkëshorti i saj I dytë Jean Bernard, ajo është shoqëruar me Liam Payne, dhe lidhja po forcohet çdo ditë e më shumë. Cheryl feston 33 vjetorin këtë javë por po qarkullojnë thashetheme që mund të jetë një festë e dyfishtë. Mesa duket çiftit i ka pëlqyer dasma e motrës së Cheryl, dhe po planifikojnë të martohen, së shpejti. Liam Payne e ka menduar mirë këtë dhe sipas Daily Mail, ish-këngëtari I One Direction, po përpiqet të na tregojë se sa shumë e do bukuroshen zeshkane, dhe i ka blerë këngëtares një unazë gjigande me diamantë. Unaza, përmban një dizajn të ngjashëm me tatuazhin e famshëm që Cheryl ka në fundshpinën e saj. Dy gëzime në një ditë…