Ata së fundmi janë bërë prindër, por kjo nuk ua ka shuar zjarrin për njëri-tjetrin.
Dhe kjo mund të tregohet edhe nëpërmjet një komplimenti të thjeshtë në Instagram, veçanërisht kur Cheryl është një personazh që nuk shprehet kurrë publikisht për partnerin e saj. Kështu që momenti i rrallë kur bukuroshja britanike tregoi emocionet e saj për Liam kapi menjëherë vëmendjen e të gjithëve, duke eklipsuar edhe ndryshimin e look-ut të ish yllit të One Direction. Babai i ri ka shkurtuar shumë flokët, dhe duket se ka marrë pëlqimin e këngëtares së muzikës pop, e cila ka komentuar duke thënë se “e dashuron” stilin e ri. Gjërat e vogla që bëjnë diferencën...