INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Liam shkatërron romancën me Cheryl?

Liam shkatërron romancën me Cheryl?

Publikuar më: 13:00 02-03-2016

 

Ndoshta disa lidhje do të ishin më mirë të ngeleshin të fshehta.

Para pak ditësh këngëtari i bandës 1D, Liam Payne dhe bukuroshja e x Factor, Chery Cole na surprizuan me lajmin e tyre se ishin përfshirë në një romancë të fshehtë për gati tre muaj. E pas kësaj, Payne poston një foto të tyren në Instagram që shumë shpejt u fshi duke u zëvendësuar me një selfie të vetë Liam. Tashmë na lind pyetja: A kanë vendosur të ndahen kaq shpejt  apo dikush ka tentuar të prishë lumturinë e tyre? Selfie i çiftit që Payne ndau me fansat në Instagram nuk zgjati më shumë se një ditë, dhe menjëherë pas kësaj një shkrim i Cheryl na habiti të gjithëve. "Kur njerëzit të urrejnë, kjo ndodh sepse ti ke diçka që ata e duan…Shumë dashuri dhe pozitivitet!" shkruan ajo në Instagram. Jemi gjithë sy e veshë të kuptojmë ç’po ndodh vërtet!

Article Logic
Execution time: 0.0036618709564209