Vesa Luma është një ndër këngëtaret më të suksesshme dhe të dashura për publikun Shqiptar.
Ajo ka krijuar një familje të lumtur së bashku me reperin e njohur Big Basta, të cilët kanë një djalë.
Vogëlushi i tyre Lian mbush sot 3 vjeç dhe Vesa nuk ka pritur gjatë për t’i bërë një urim special në ditën e tij të lindjes.
Vesa shprehet se është mami më e lumtur në botë për mrekullinë që i ka falur Zoti, pas ardhjes në jetë të Lian-it të vogël:
“Engjëlli im mbushi 3 vjeç sot. Urime ditëlindjen Liani im, jeta ime❤️ Faleminderit Zot për këtë mrekulli që me ke falur❤️Jam nëna më e lumtur në botë! Të kesh shëndet fat e lumturinë e kësaj bote gjithmonë!”- shkruan Vesa në Instagram.
Për një rikujtim, Big Basta ëshë zhvendosur që të punojë në Zelandën e Re ku dhe ditëlindja e Lian i gjeti të bashkuar Vesën dhe Big Bastën, pasi bashkëshortja e tij kishte muaj që ishte kthyer në Kosovë.