Shumë nga personazhet e njohur të ekranit, kanë nisur pushimet. Këtë na e tregojnë teksa na sjellin imazhe të ndryshme përmes rrjeteve sociale. E fundit që ka nisur pushimet është edhe Liberta Spahiu. Destinacioni i kësaj vere ka qenë një zgjedhje mjaft interesante, Tanzania. Moderatorja ndodhet në ishullin e Zanzibarit, në Afrikën Jugore. Por lind kurioziteti për të mësuar se kush e shoqëron Libertën atje. Nëse të gjithë mendonin se shoqëruesi i saj është Flori Mumajesi për të cilin flitet se është në një lidhje, gaboheni. Krah saj është miku i pandashëm, Alaudin Hamiti.