Libra, partia më e re politike do zhvillojë zgjedhjet brenda saj me 11 shkurt në mënyrë elektronike.
Lajmërimin e ka dhënë themelusi i saj, deputeti Ben Blushi nëpërmjet një statusi në rrejtin social facebook:
“LIBRA ka vendosur që të zhvillojë zgjedhjet e brendshme në datën 11 shkurt. Të gjithë antarët e saj janë të ftuar të kandidojnë dhe të marrin pjesë në votim.
Fushata,datat e listave dhe kandidatëve si dhe kriteret e zgjedhjeve do të publikohen në libra.al. Këto do të jenë zgjedhjet e para elektronike që janë mbajtur ndonjëherë në Shqipëri”.
Çdo anëtar i LIBRA-s mund te votojë nga shtëpia apo në distancë, mjafton të rregjistrohet dhe verifikohet se ekziston.