INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Librat shkollorë! E këtë vit s’janë botuar të gjitha në kohë[VIDEO]

Publikuar më: 17:10 28-08-2017

Vitet e fundit herë për faj të botuesve herë për faj të librashkruesve apo përkthyesve është fakt që librat shkollorë nuk janë gati të gjitha që në ditën e parë kur nis shpërndarja. E askush nuk mban përgjegjësi as Ministria e Arsimit që drejton këtë proces dhe as shtëpitë botuese të kontraktuara. Mos flasësh pastaj për penalitet që nuk ndodhin. Edhe një vit më parë librat nuk u shpërndanë në kohë dhe procesi u zvarit dhe shumë javë të tjera. E nxënësit shkuan me libra mangët në mësim. Nga prindër dhe nxënës kemi mësuar se libri i fërngjishtes edhe një vit më parë u botua dhe shit shumë vonë. Në muajin nëntor dhe pati efekte negative. Shumë nxënës kanë patur rezultate jo të mira në këtë lëndë në fund të vitit të mëparshëm shkollor. Jashtë kameras një nxënës i shkëlqyer ka thënë për IN Tv se vitin e shkuar shkollor ishte me të gjitha notat 10 dhe në fërngjisht vetëm për faj të vonesës së botimit të librit morri vlerësim të ulët notën 8.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033318996429443