INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Librazhd, zihet me xhaxhain për tokën, tenton t'i djeg shtëpinë

Librazhd, zihet me xhaxhain për tokën, tenton t'i djeg shtëpinë

Publikuar më: 09:14 24-08-2017

Një 26- vjeçar është arrestuar nga policia e Librazhdit, pasi ka tentuar të djegi me benzinë shtëpinë e xhaxhait të tij pas një konflikti pronësie.

Në pranga ka përfunduar Besnik Zika, banues në Durrës.

26- vjeçari ka goditur me thikë xhaxhain e tij, M.Z, 70 vjeç dhe ka ushtruar dhunë  mbi bashkëshorten e xhaxhait të tij, M.Z, 63 vjeç, si dhe mbi nusen e djalit të xhaxhait, A.Z, 36 vjeç.

Zika akuzohet për veprën penale "Dhuna në familje" dhe “Shkatërrimi I pronës me zjarr, mbetur në tentativë”.

Njoftimi i policisë:
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Librazhd bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

* Besnik Zika, 26 vjeç banues në Durrës

Arrestimi i tij, u bë pasi, në fshatin Përvallë për shkak të konflikteve të pronësisë dyshohet të ketë tentuar të djeg me benzinë banesën e xhaxhait të tij, shtetasit M.Z., 70 vjeç dhe më pas dyshohet ta ketë goditur me thikë.

Shtetasi M.Z., pasi mori ndihmën mjekësore në spitalin e Librazhdit, u largua në banesë.

Gjithashtu dyshohet të ketë goditur me grushta bashkëshorten e xhaxhait shtetasen I.Z., 63 vjeçe dhe nusen e djalit të xhaxhait shtetasen A.Z., 36 vjeçe banuese në fshatin Përvallë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhuna në familje" dhe “Shkatërrimi I pronës me zjarr, mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 130/a/3, 151 dhe 22 të Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.003493070602417