INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Libri i Xhunglës", suksesi më i ri i Disney

Publikuar më: 12:02 18-04-2016

Duket se kjo që kaloi ishte fundjava e Disney sa i përket filmave më të suksesshëm në Box Office.

E themi këtë pasi realizimi më i ri i studios së famshme të filmave, "The Jungle Book", arriti të ngjitej menjëherë në krye të Box Office me një shifër fitimesh prej 103.5 milionë dollarë, vetëm në fundjavën e parë të daljes nëpër kinema. Një shifër kjo që rezulton të jetë më e larta debutuese e arritur për muajin prill. Ndërkohë me 20 milionë dollarë vetëm për këtë fundjavë, është renditur i dyti filmi "Barbershop: The Next Cut". Duke lënë pas në vend të tretë dhe të katërt përkatësisht komedinë "The Boss" të Melissa McCarthy-t dhe "Batman V Superman: Dawn of Justice" me nga 10 milionë dhe 9 milionë dollarë!

Article Logic
Execution time: 0.0034701824188232