“Becoming” i ish-Zonjës së Parë, Michelle Obama është bërë libri më i shitur i nxjerrë këtë vit në SHBA. Vetëm 15 ditë pas publikimit janë blerë plot 2 milionë kopje në SHBA dhe në Kanada.
Lajmin e ka bërë të ditur pronari i shtëpisë botuese të librit, i cili u shpreh shumë krenar për këtë arritje të Michelle.
Shtëpia botuese tha se libri është gjithashtu një bestseller në shumë vende të tjera, duke përfshirë Australinë, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë, Korenë dhe Afrikën e Jugut.
Libri është një dritare në jetën personale të çiftit Obama para, gjatë dhe pas qëndrimit së tyre në Shtëpinë e Bardhë.
Në libër, ajo rrëfen për vështirësitë në martesën e saj me Barack, duke zbuluar se çifti ka pësuar një abort dhe më vonë përdori fertilizimin ‘in vitro’ (IVF) për të ngjizur dy fëmijët, Malia dhe Sasha.