‘Jemi gati, mund të lexoni librin tim, Faleminderit Zoti President’ kështu u shpreh gazetari Michael Wolff i cili këtë të premte publikon librin ku flitet mbi Donald Trump.
Publikimi i librit ‘Fire and Fury’ ‘ Zjarr dhe zemërim’nuk është mirëpritur nga kreu i Shtëpisë së Bardhë i cili madje tentoi edhe të bllokonte daljen e tij, një libër që përmban 200 intervista
Kujtojmë se një ditë më parë, u zbulua se në libër ish strategu Bannon është shprehur se takimi i djalit të Trump me rusët ishte tradhëti.
Vetë manajti e ka cilësuar librin e Wolff të mbushur me gënjeshtra. Sipas tij gazetari nuk ka folur asnjëherë me të lidhur me librin.
‘Plot me gënjeshtra, informacione të rreme që nuk ekzistojnë’ shkroi Trump në Tëitter.