INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Licensë për “art rruge”. Si po pikturohen rrugët e kryeqytetit [VIDEO]

Publikuar më: 13:27 24-05-2017

Kjo pikturë pranë këtij këndi lojrash në ndërtim, është më e reja që do ti shtohet qytetit të Tiranës. Ai quhet Franko Dine, është vetëm 25 vjeç, por ka marrë i pari licencën për ushtrimin e street art në Shqipëri. Bëhet fjalë për pikturat që shihen në fasadat e pallateve, në këndet e lojrave apo muret rrethuese. Projekti më i fundit i Bashkisë i ka dhënë hapësirë këtij arti që i jep ngjyra qytetit dhe përcon mesazhe te qytetarët.   Një pikturë plot zemra u përfundua për Shën Valentinin duke i dhënë mundësi gjithsescilit të shkruante emrin e tij në zemrat bosh. Pikturat e tij perçojne mesazhe sensibilizuese, për dhunën ndaj fëmijëve apo ndotjen e mjedisit. Franko ka 6 vjet që ushtron street art në Tiranë dhe spikati me pikturen Dy vllezërit, shqiptari dhe Kosovari. Keto piktura jo vetem jane origjinale, por do të mbeten gjatë në fasadat e pallateve të qytetit.

Article Logic
Execution time: 0.0038039684295654