INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Liderët botërorë shprehin ngushëllimet për masakrën e Mynihut

Liderët botërorë shprehin ngushëllimet për masakrën e Mynihut

Publikuar më: 10:53 23-07-2016

Për masakrën e Mynihut, ku mbeten të vdekur 9 persona, mes tyre dhe 3 shqiptarë, kanë reaguar edhe liderët botërorë, duke shprehur kështu ngushëllimin e tyre.

Reagimi i  Presidentit të SHBA-ve, Barack Obama

“Ne ende nuk e dimë saktësisht se çfarë po ndodh atje, por zemrat tona janë me Gjermaninë. Ne zotohemi të gjithë për t’iu dhënë mbështetje atyre që kanë nevojë” ka thënë Obama.

Reagim i Hillary Clinton

Duke monitoruar situatën e tmerrshme në Mynih. Jemi përkrah miqve tanë në Gjermani gjatë kohës që ata punojnë për të çuar përgjegjësit përpara drejtësisë.

Reagimi i Donald Trump

Lutjet tona janë me të gjithë ata që janë prekur nga sulmet terroriste në Mynih. Kjo nuk mund të vazhdojë më. Rritja e terrorizmit kërcënon mënyrën tonë të jetësës për të gjithë popujt e civilizuar dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që kemi në fuqi për ta mbajtur atë larg brigjeve tona.

-Reagimi i Ministrit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.

Të gjithë jemi të tronditur dhe të pikëlluar nga ajo që ka ndodhur. Ky është një tjetër incident terrorist çka më bën mua të mendoj se kemi një sëmundje globale që duhet trajtuar aty ku ky kanceri prodhohet, në Lindjen e Mesme dhe natyrisht në të gjithë botën.

Ndërkohë Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thirrur sot një takim urgjent me Këshillin e Sigurisë për të diskutuar mbi masakrën.

Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105